Viti 2024 ka qenë i jashtëzakonshëm për skuadrën e Atalantës që kërkon ta mbyllë në mënyrë më të mirë të mundshme dhe perfekte.
Ekipi i Gasperinit ndodhet në vendin e parë të klasifikimit dhe sot ka një transfertë shumë delikate, ndaj një prej ekipeve që po kalon formë shumë të mirë.
Lacio e Baronit, pavarësisht rrëshqitjes dhe goditjes që mori kundër Interit është një ekip që iu ka hapur punë të gjithëve dhe ndodhet aty duke ëndërruar.
Sigurisht që nuk e nis favorite ndaj të tjerave, por premton luftë. Sot në mbrëmje është një ndeshje e jashtëzakonshme dhe që pritet me interes edhe nga ekipet e tjera si Napoli dhe Lacio.