Mesfushori Pjaniç kritikon Juventusin

- Bota Sot

Mesfushori Pjaniç kritikon Juventusin

Miralem Pjaniç, në një prononcim të shkurtër, analizoi sezonin që është duke zhvilluar “Zonja”, por jo vetëm.

“Bardhezinjtë mund të kishin bërë pak më shumë, por ata kanë një trajner të ri dhe duhet kohë.

Ata kanë investuar shumë para në merkato, synojnë gjithmonë të fitojnë kampionatin dhe nuk janë kurrë të lumtur që nuk janë të parët, por jam i sigurt që Mota dhe i gjithë ekipi do të bëjnë gjithçka për të konkurruar. A më mungon Italia?

Po, më mungon Italia, nëntë vjet nuk harrohen. A do të kthehesha? Ndoshta një ditë, por nuk e mendoj si futbollist”.

Mesfushori komentoi edhe për Romën. “Askush nuk priste që Roma të ishte kaq dobët. Uroj që pjesa e mbetur e sezonit të jetë me e mirë se pjesa e parë, e cila nuk korrespondon me imazhin e klubit”. Por kush është lojtari që po e befason Pjaniçin?

Më pëlqen të shikoj kur Jamal ka topin. Kur isha në Barcelonë ata po flisnin për të si një lojtar që do të shpërthente dhe kishin të drejtë”, tha Pjaniç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot