Regi Lushkja: Mbyllja më e mirë

- Bota Sot

Regi Lushkja: Mbyllja më e mirë

Për Egnatian viti 2024 përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Rrogozhinasit arritën që të fitojnë për herë të parë titullin kampion, fituan Kupën dhe para 2 ditësh siguruan edhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

Një nga protagonistët e kampionëve aktualë në sezonin e ri është edhe Regi Lushkja.

Mefushori fitoi kështu trofeun e parë në Shqipëri dhe shprehet mjaft i lumtur.

Sipas tij ky vit nuk mund të kishte një fund më të lumtur se kaq.

“Mënyra më e mirë për mbyllur vitin”, ka shkruar Lushkja. Kujtojmë se 28-vjeçari u bë pjesë e rrogozhinasve në merkaton e kësaj vere, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.



Lexoni të gjitha në Bota Sot