Pep Guardiolës i rikthehet humori, Manchester City rikthehet te fitorja. Qytetarët ia dolën kundër Leicester në shifrat 0-2.
Goli i parë u shënua nga Savinho në minutën e 20, ndërsa Haland në minutën e 74 vendosi fatin e takimit.
Kështu Manchester City lë mbrapa një ecuri shumë të keqe të rezultateve, megjithëse nuk sigurohet asgjë sa i përket kthimit të vërtetë, si dikur.
Menjëherë pas ndeshjes, sikur asgjë të mos kishte ndodhur,
Pep Guardiola është parë si në kohën e vjetër duke i dhënë këshilla lojtarëve kundërshtarë se ku gabuan dhe si duhej të vepronin, ndërkohë që është ekipi i tij ka nevojë për shumë këshilla këto kohë.