Prizren: Djegia e diskotekës 700 mijë euro, detaje nga rasti (VIDEO)

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Djegia e diskotekës 700 mijë euro, detaje nga rasti (VIDEO)

Nuk dihet si mori flakë objekti.

Por, dyshohet se këtë diskotekë në Prizren dikush e dogji me qëllim të hënën. Dhe atë një ditë para se të mbahej një koncert festiv, raporton Klan Kosova. Një banorë i zonës e kishte lajmëruar policinë, por ky lajmërim po del të jetë i vonshëm për të shpëtuar diçka nga objekti.

Pronari i objektit nuk pranoi të flet para kamerës, por i tha Klanit se dëmet që iu shkaktuan nga zjarri arrijnë rreth 700 mijë euro, përfshirë këtu pajisjet e strukturën e objektit.

Autoritetet kanë mbledhur dëshmi në vendngjarje, dhe sipas policisë në ditët e ardhshme do të hartohet raporti lidhur me këtë rast.

Për të kuptuar më shumë ndiqni kronikën e mëposhtme:



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit