Rikthim i çmendur nga Milani, eliminon Juventusin

- Bota Sot

Rikthim i çmendur nga Milani, eliminon Juventusin

Skuadra e Milanit është kualifikuar në finale të Superkupës së Italisë.

Trajneri portugez, Sergio Conceicao, ka debutuar me fitore te Milani duke e mposhtur në gjysmëfinale Juventusin me rezultatin 2:1.

Kenan Yildiz e kaloi në epërsi Juventusin në minutën e 21-të.

Christian Pulishiq ishte i saktë nga penallita në minutën e 71-të për 1:1.

Pesë minuta më pas, Federico Gatti realizoi autugol për fitoren 2:1 të Milanit.

Milani do të takohet me Interin në finale të Superkupës së Italisë.

Finalja do të luhet të hënën nga ora 20:00.

Interi në gjysmëfinale e eliminoi Atalantan duke e mposhtur të enjten me rezultatin 2:0.



Lexoni të gjitha në Bota Sot