FC Shkupi cakton miqësoret në Antalia të Turqisë

- Bota Sot

FC Shkupi cakton miqësoret në Antalia të Turqisë

FC Shkupi të mërkurën që vjen (8 janar), edhe zyrtarisht do të nis përgatitjet për stinorin pranveror.

Si zakonisht kjo skuadër tashmë vite me rradhë fazën kryesore do ta zhvillojë në Antalia të Turqisë, aty ku “bardhekaltërit” nga Çairi do të zhvendosen me datë 22 janar.

Në tokën turke, FC Shkupi do të qëndrojë deri me datë 8 shkurt, ndërsa brenda kësaj periudhe drejtuesit e tyre tashmë kanë caktuar 3 ndeshje kontrolluese, nga gjithsej 4 që kanë planifikuar ti zhvillojnë.

Ndeshjen e parë kontrolluese në Antalia të Turqisë, FC Shkupi do ta zhvillojë me datë 25 janar kundër polakëve të FC Polonia Warszawa, ndërsa katër ditë më vonë “bardhekaltërit” e Erdem Alparslan do të përballen me bullgarët e FC Septemvri.

Ndeshjen e fundit në Antalia, FC Shkupi do ta zhvillojë me datë 6 shkurt kundër kazakëve të FC Kaysar, ndërsa para kësaj ndeshje, ekipi ka planifikuar të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot