Erolind Krasniqi pritet të jetë largimi i radhës nga Skënderbeu.
Sulmuesi u afrua me bujë në merkaton e verës, por nuk arriti të lërë shenjë.
Mësohet se palët kanë vendosur të ndërpresin marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre.
24-vjeçari do të dalë lojtar i lirë në merkato dhe është në kërkim të një skuadre të re.
Në ditët e ardhshme, klubi korçar pritet të zyrtarizojë afrimet në merkato, për të synuar mbijetesën.