Barcelona synon transferimin e bujshëm

- Bota Sot

Barcelona synon transferimin e bujshëm

Skuadra e Barcelonës po synon të sjellë në Spanjë sulmuesin koreano-jugor Heung Min Son, që luan me Tottenham në Premier League.

Katalanasit synojnë një transferim me koston zero, duke qenë se kontrata e 32-vjeçarit skadon verën e ardhshme. Për momentin nuk ka asnjë shenjë se Son do të rinovojë kontratën me Spurs edhe pse mban shiritin e kapitenit.

Son është në sezonin e tij të dhjetë me Tottenham dhe në 431 ndeshje zyrtare me klubin londinez ka realizuar 169 gola në të gjitha veprimtaritë. Një lider, që duket se do të largohet këtë verë.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra e Barcelonës e ka piketuar korano-jugorin si një përforcim të përshtatshëm, duke parë edhe vështirësitë financiare. Madje ka patur edhe një kontakt me menaxherin e lojtarit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot