Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, foli për situatën e Lamin Jamal dhe Rafinjës pas fitores 4-0 në ndeshjen e Kupës së Mbretit.
“Mendoj se Lamin Jamal do të jetë gati për të luajtur në Superkupën e Spanjës.
Raphinja ka pasur disa probleme. Ai u stërviti së fundmi me ne, por ne vendosëm që të mos luante në Kupën e Mbretit”, tha Flik.
Blaugranat do të përballen me Atletik Bilbao më 8 janar në gjysmëfinalen e Superkupës.