Egnatia prezanton blerjen e ri

- Bota Sot

Egnatia prezanton blerjen e ri

Pas një aventure 6 mujore në Azerbajxhan, mesfushori brazilian Fernando Medeiros rikthehet tek Egnatia, skuadër me të cilën spikati sezonin e kaluar.

Klubi rrogozhinas njofton se ka arritur akordin me lojtarin, deri në përfundim të sezonit futbollistik 2027.

“Rikthehet Fernando. Futbollisti ka firmosur kontratën në praninë e Presidentit dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje.

Fernando do jetë pjesë e Egnatias deri në përfundim të sezonit futbollistik 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot