Flamurtari ka bërë edhe afrimin e dytë gjatë kësaj merkatoje.
Vlonjatët kanë prezantuar para pak minutash Alessandro Ahmetaj.
24-vjeçari luan si mesfushor qendre dhe në këtë mëbyrë përforcon këtë repart për pjesën e dytë të sezonit.
Ahmetaj vjen nga skuadra e Egnatias dhe eksperienca e tij do të ndihmojë kuqezinjtë drejt titullit kampion në Kategorinë e Parë dhe ngjitjen në Superiore.
Kujtojmë se mesfushori me fanellën e Egnatias ia ka dalë të fitojë titullin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.
Ndërkohë në këtë sezon ka luajtur në 20 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 2 gola.