Devolli këtë sezon po bën paraqitje fantastike, teksa pas pjesës së parë renditet në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Dytë.
Skuadra juglindore ka arritur të grumbullojë 21 pikë, por pavarësisht paraqitjeve pozitive, nga ekipi ka largime të rëndësishme.
I papritur largimi i 3 titullarëve të skuadrës. Din Ibrahim, Martins Franko si dhe Eglond Zymeri nuk do të jenë më pjesë e skuadrës për pjesën e dytë të sezonit. Nuk dihet se cila është arsyeja që drejtuesit kanë vendosur të ndajnë rrugët me liderët e skuadrës.
Ndërkohë nga krahu tjetër, Ibrahimi ka vendosur të bëhet pjesë e Maliqit, ndërsa Martins i është bashkuar Butrintit.