I zhgënjyer nga zikaltrit

- Bota Sot

I zhgënjyer nga zikaltrit

Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Milanit dhe kombëtares italiane, komentoi në “Gazzetta dello Sport” derbin mes Interit dhe Milanit, duke e cilësuar si një spektakël futbolli: “Një ndeshje ndërkombëtare me nivel jashtëzakonisht të lartë.

Ishte një reklamë e shkëlqyer për futbollin italian. Milani është gjallë, e tregoi këtë në gjysmëfinalen kundër Juventusit dhe më pas kundër Interit. Conceicao është një trajner i madh. Interi, me cilësitë që ka, duhej ta menaxhonte më mirë ndeshjen kur ishte në avantazhin 2-0”.

Për çelësin e fitores kuqezi, me përmbysje: “Hyrja e Leaos ishte përcaktuese, ai bëri gjëra mbresëlënëse, e zhbllokoi lojën. Kur e shoh në këtë formë, më bën nervoz, për të qenë i sinqertë. Ka cilësi të jashtëzakonshme, si fizike, ashtu edhe teknike, por nuk arrin gjithmonë t’i shfaqë ato.

Shpresoj që të ketë vazhdimësinë e duhur për të arritur nivelet më të larta. A do t’ia dalë? Këtë nuk mund ta them me siguri, do të duhej një sferë magjike për ta ditur. Besoj se ka nevojë për stimulim të vazhdueshëm, qoftë në stërvitje, qoftë në ndeshje”.

Për zhgënjimin nga Interi: “Sinqerisht, më befasoi për keq.

Kur je në avantazh 2-0, një skuadër e fortë dhe me përvojë si Interi duhet ta mbyllë ndeshjen, t’ia fshehë topin kundërshtarit. Nuk ia doli, ndoshta sepse e pësoi shumë reagimin e fuqishëm të Milanit.

Dhe, në aspektin taktik, Interi nuk gjeti mënyrën për ta ndaluar Leaon. Mund të ishte menduar për një mbulim të dyfishtë, ose një mesfushor që të ndihmonte mbrojtjen. Pashë një skuadër tepër pasive”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot