Casemiro nuk është më i paprekshëm

- Bota Sot

Casemiro nuk është më i paprekshëm

E ardhmja e mesfushorit Casemiro vazhdon të jetë e paqartë te Manchester United.

Mesfushori, deri para disa vitesh një nga më të mirët në botë, është sot në fund karriere.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se braziliani mund të largohet në merkaton e janarit.

Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Arabia Saudite.

Casemiro ka bërë 21 paraqitje këtë sezon, por ka humbur ritmin. Ai nuk është më një lojtar i nivelit të shkëlqyer.

Sipas gazetarit italian, Manchester United nuk e konsideron më si të paprekshëm.

Skuadra e interesuar për të është Al Nassr, por ka edhe skuadra të tjera të Arabisë Saudite që kanë shfaqur interes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot