Klubi zyrtarisht në shitje, askush nuk interesohet për ta blerë

- Bota Sot

Klubi zyrtarisht në shitje, askush nuk interesohet për ta blerë

Klubi i Monzës duket se vështirë se mund të përsëritë mrekullitë e sezoneve të kaluara, ku ia doli që të qëndronte në elitën e futbollit italian. Humbja 2-1 në shtëpi ndaj Kaljarit ka thelluar krizën e skuadrës e cila ka vetëm 10 pikë të grumbulluara në fund të gjysmës së parë të kampionatit.

Një situatë që ka sjellë kontestimin nga tifozeria, e cila ka akuzuara sot skuadrën se ishte dorëzuar dhe nuk po jepte maksimumin ndaj një rivali direkt në renditje. Kjo ka bërë që në fund të mos reshnin koret kundër ekipit, duke sjellë edhe reagimin e një prej drejtuesve të klubit që u përplas në fund të ndeshjes me ultrasit.

Situata nuk po ndihmon grupin “Fininvest”, i cili ka nxjerrë prej kohësh në shitje klubin dhe po mundohet ta mbajë në Serinë A, për të mos pësuar një goditje të rëndë financiare pasi vlera e tij do të ulej ndjeshëm.

Pavarësisht dëshirës për të gjetur pronare të tjerë, askush nuk ka kontaktuar familjen Berluskoni për të blerë skuadrën e cila aktualisht mban vendin e fundit në renditjen e Serisë A dhe është padyshim kandidate kryesore për rënien.



Lexoni të gjitha në Bota Sot