Pse mungoi Messi në ndarjen e “Medaljes së Lirisë” nga presidenti Biden!?

- Bota Sot

Pse mungoi Messi në ndarjen e “Medaljes së Lirisë” nga presidenti Biden!?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësuan lartë së fundmi Lionel Messin.

Mirëpo, ylli argjentinas nuk ishte prezent në ceremoni për ta marrë çmimin “Medalja e Lirisë”, të cilin do t’ia ndante presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Të gjithë u befasuan me këtë vendim të kampionit të botës, i cili u shpërblye nga qeveria amerikane me çmimin “Medalja e Lirisë”, i cili iu jepet njerëzve me “kontribute shembullore për prosperitetin, vlerat ose sigurinë”.

E tashmë dihen edhe arsyet se përse mungoi ish-futbollisti i Barcelonës e Paris Saint-Germainit në këtë ceremoni.

Sipas mediave amerikane, futbollisti i Inter Miamit e kishte të pamundur të ishte pjesë e këtij programi shkaku i problemit me orarin e ngjeshur dhe me angazhimet e tij, derisa për momentin tetë herë fituesi i Topit të Artë gjendet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ishte vetë veterani i sulmit që e paralajmëroi mungesën pasi për momentin ndodhet në atdhe.

Sidoqoftë, e shprehu kënaqësinë, privilegjin, nderin e madh dhe mburrjen e tij përmes një postimi për vlerësimin që ia bënë SHBA-të atij.

Krahas Messit, me “Medaljen e Lirisë” u nderuan edhe basketbollisti legjendar amerikan, Earvin “Magic” Johnson”, aktorët Denzel Washington e Michael Fox, këngëtari Bono nga grupi i famshëm U2, pastaj ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, stilisti Ralph Lauren e kuzhinieri Jose Andres. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot