Mohamed Salah po vazhdon me formë të jashtëzakonshme.
Ylli egjiptian shënoi përsëri mbrëmë, ndonëse Liverpooli nuk arriti të fitonte në derbi me Manchester Unitedin.
Sulmuesi aziatik shënoi nga penalltia për t’ia siguruar përkohësisht avantazhin ekipit “Reds”.
E ky gol ia mundësoi ish-futbollistit të Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës që ta barazojë Thierry Henryn sa u përket golashënuesve më të mirë në histori të Premierligës.
Përfaqësuesi egjiptian i ka shënuar 175 gola dhe këtë e arriti në 282 ndeshje të zhvilluara, derisa i ka edhe 82 asistime.
Kurse, legjenda franceze e Arsenalit i kishte shënuar po ashtu 175 gola, të cilat i kishte arritur pas 258 ndeshjeve, ndërsa i kishte edhe 74 asistime në ligën elitare angleze.
E synim i radhës i Salah, natyrisht nëse e vazhdon kontratën me klubin nga “Anfield Road”, është që ta arrijë rekordin absolut të Alan Shearer, i cili i kishte shënuar 260 gola në Premierligë.
Golashënuesit më të mirë në histori të Premierligës:
Alan Shearer – 260 gola
Harry Kane – 213
Wayne Rooney – 208
Andrew Cole – 187
Sergio Agüero – 184.
Frank Lampard – 177
Thierry Henry – 175
Mohamed Salah – 175.