Ish-lojtari i kombëtares rumune, Christian Tanase (37) ka përjetuar një zemërthyerje të vërtetë.
Ai ishte një ikonë e Steaua-s, fitoi miliona në karrierën e tij dhe tani e mbështet nëna e tij. Veset ia shkatërruan jetën.
Për shkak të alkoolit dhe drogës, ai humbi gjithçka që kishte fituar në karrierën e tij.
E shoqja e la dhe e ndaloi të shihte vajzën e tij.
Tanase konsiderohej si një nga futbollistët më të mirë rumunë. Ai luajti më shumë se 200 ndeshje për Steauan dhe bëri 40 paraqitje për ekipin kombëtar. Ai performoi në Turqi dhe Kinë, fitoi miliona dhe përfundoi pa asgjë.
Futbollisti i njohur tashmë po jeton një makth të vërtetë.
Ai ishte i martuar me Adina Maria, por çifti u divorcua pasi kishin një vajzë. Ai e donte shumë alkoolin dhe drogën dhe për këtë i humbi të gjitha paratë, gruaja e tij e la dhe e ndaloi të shihte fëmijën.
Policia e ndaloi një herë dhe e testoi për drogë, ai doli pozitiv për kokainë. Së fundmi ai është filmuar i shtrirë pa dhëmbë në korridorin e një ndërtese. Më vonë ai bëri justifikimin se duhej të hiqte dhëmbin sepse po dridhej.
Aktualisht futbollisti nuk ka të ardhura dhe jeton në një apartament me nënën e tij.