Besimtarët ortodoksë serbë festojnë Krishtlindjen në veri, digjet pema tradicionale

- Bota Sot

Besimtarët ortodoksë serbë festojnë Krishtlindjen në veri, digjet pema tradicionale

Besimtarët ortodoksë serbë në Kosovë kanë festuar Krishtlindjen Ortodokse, e cila përkon me 7 janarin dhe është festë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ceremonitë fetare dhe traditat janë zhvilluar në disa vende të Kosovës, përfshirë Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut.

Sipas raportimit të gazetarit Urall Boshnjaku në Mitrovicën e Veriut, një numër besimtarësh u mblodhën në Tempullin e Shën Dhimitrit për të marrë pjesë në liturgjinë e organizuar për këtë ditë.

Ndërkohë, liturgji fetare u mbajt edhe në një kishë ortodokse në jug të qytetit, ku gjithashtu u mblodhën besimtarë për të shënuar lindjen e Jezu Krishtit.

Një tjetër ceremoni u zhvillua në Manastirin e Banjskës, me zakone dhe rituale të veçanta. Gjatë shënimit të kësaj feste u zhvillua edhe një prej traditave kryesore të Krishtlindjes Ortodokse, ajo e djegies së pemës së Krishtilindjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot