Kush dominon ushtarakisht në Ballkan, Kroacia apo Serbia?

- Bota Sot

Kush dominon ushtarakisht në Ballkan, Kroacia apo Serbia?

Serbia vijon të bëjë investime të mëdha në armatim, përfshirë marrëveshjen e fundit me Izraelin për pajisje ushtarake me vlerë 335 milionë dollarë.

Kjo ka ngjallur diskutime mbi dominimin ushtarak në rajon.

Lutfi Bilalli, ekspert i sigurisë, vlerëson se Serbia është aktualisht dominuese në Ballkan për sa i përket fuqisë ushtarake.

“Nuk po hezitoj, por po them se, edhe pse na vjen të gjithëve rëndë, duhet të pranoj që po, për një çikë edhe më e fortë se Kroacia, edhe pse nuk dëshiroj ta them kështu”,  tha Bilalli, në emisionin “Kosova Today”.

Ndërkaq, Bedri Elezi, po ashtu ekspert i sigurisë, mendon ndryshe.

“Nga investimet që Kroacia ka bërë dhe po bën në organizimet e mbrojtjes së saj, del që Kroacia është e para në rajon dhe jo Serbia, madje as me blerjet e fundit të armatimeve nga Izraeli”,  u shpreh ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot