Zyrtarët policorë të Njësisë për hetimin e trafikimit me narkotikë, ndaluan dy persona, njëri prej të cilëve përfundoi në ndalim policor.
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u kap me drogë është Jasin Mazreku, rreth 20-vjeçar.
Zyrtarët policorë i kanë gjetur disa qese me marihuanë dhe me kokainë, të ndarë në sasi të ndryshme.
Droga që dyshohej se ishte për shpërndarje u sekuestrua nga Policia, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.