Fabio Cannavaro pas sulmuesit shqiptar, e do në DInamo të Zagrebit

- Bota Sot

Fabio Cannavaro pas sulmuesit shqiptar, e do në DInamo të Zagrebit

Cristian Shpendi mund të largohet nga Cesena gjatë kësaj merkatoje.

Sulmuesi i Kombëtares U-21 ka disa oferta.

Paraqitjet fantastike me Cesenan në Serie B kanë tërhequr vëmendjen e disa ekipeve.

Kështu një prje tyre është edhe Dinamo e Zagrebit.

Skuadra kroate drejtohet nga Fabio Cannavaro dhe ky i fundit kërkon patjetër një sulmues.

Karakteristikat e Shpendit janë ideale për formacioninn e tij dhe në këtë mënyrë timonieri italian kërkon tranferimin e shqiptarit.

12 golat e shënuar në këtë sezon në 19 ndeshje e kanë bëjë 21-vjeçarin një nga sulmuesit më produktiv në Serie B dhe që të kërkohet  nga Cannavaro.

Kujtojmë se Arbër Hoxha është pjesë e kroatëve, me kampionin e botës që tashmë synon edhe transferimin e një tjetër talenti kuqezi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot