Drejtori i Bayern Munih mohon

- Bota Sot

Drejtori i Bayern Munih mohon

Bayern Munich është një nga klubet që lidhet me ish-yllin e Leipzig, Dani Olmo.

Kohët e fundit “Bild” ka raportuar se bavarezët nuk po e konsiderojnë seriozisht një transferim të spanjollit, i cili, përveç ndonjë surprize, do të jetë i lirë nga çdo angazhim me Barcelonën në ditët në vazhdim, sipas marrëveshjeve kur spanjolli arriti te Blaugranat.

Anëtari i bordit sportiv të Bayernit, Max Eberl, tani ka konfirmuar se një operacion i mundshëm për spanjollin, të cilin e njeh nga kohët kur ishin së bashku te RB Leipzig, nuk është një prioritet për momentin: “Do të duhet të lexoj rregulloret spanjolle për të kuptuar se çfarë nënkupton kjo: i regjistruar, jo i regjistruar. Nuk e njoh mjaftueshëm situatën, por nuk është diçka mbi të cilën ne po punojmë vërtet”.

Pyetjes nëse beson se Olmo është një lojtar i mirë, Eberl i është përgjigjur në mënyrë ironike: “Nëse do të thoja ‘jo’ tani, do të isha vërtet i keq në punën time”. Kujtojmë se të martën, Barcelona ka paraqitur një kërkesë te Këshilli i Lartë i Sportit (CSD) për të regjistruar Dani Olmo dhe Pau Víctor, në mënyrë që ata të mund të luajnë në Superkupën e Spanjës.

Në fakt, të dy lojtarët janë me ekipin në Arabinë Saudite, duke pritur një zgjidhje për situatën e tyre. Barça ka përgatitur mbrojtjen e saj me disa argumente, megjithatë burime nga RFEF mohuan të kenë prodhuar një raport që mund të ndihmonte klubin katalanas në argumentimin e tij, ndryshe nga ajo që u raportua në RAC1 dhe TV3.



Lexoni të gjitha në Bota Sot