Nuk janë të rralla rastet kur shtyllat elektrike bëhen problem për banorët e zonave të ndryshme në Kosovë, ku shpesh herë ky problem vjen nga erërat e forta në vend, por jo vetëm. Kjo gjë konsiderohet se po rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.
E në “hall” për një rast të tillë janë banorët e fshatit Zhur të Komunës së Prizrenit, ku një shtyllë e energjisë elektrike pothuajse sa nuk është rrëzuar.
Në lidhje me këtë, janë ankuar banorët e Zhurit, të cilët kanë njoftuar se institucionet nuk kanë ndërmarrë asgjë në lidhje me shqetësimin e tyre, ani psë i kanq njoftuar prej më shumë se 2 javësh.
“Ka 2 javë e më shumë që jemi duke e thirë edhe Policinë edhe KEDS-in dhe nuk janë duke ndëmarrë masa…”, është shprehur pëe Sinjalin një qytetar nga fshati Zhur.
Gjendja e shtyllës shihet edhe në fotografitë që banorët kanë dërguar në redaksinë e Sinjalit, derisa këta të fundit janë shprehur se ndjehen të rrezikuar.