Florent Hasani largohet nga Rapid Bukureshti

- Bota Sot

Florent Hasani largohet nga Rapid Bukureshti

Sulmuesi Florent Hasani, i cili disa sezone më parë shkëlqeu me fanellën e Tiranës, në elitën e futbollit shqiptar, i ka dhënë fund aventurës me Rapidin e Bukureshti dhe pritet që karrierën ta vazhdojë te skuadra tjetër elitare e Rumanisë, Sepsi.  

Hasani nuk është përfshirë në ekipin e Rapidit për përgatitjet që i ka nisur të hënën në Dubai. 

Shqiptari i Kosovës, pritet që karrierën ta vazhdojë në ndonjë klub tjetër dhe një prej skuadrave të interesuara sipas “Fanatik” është Sepsi.  

Hasani, 27-vjeçar, me Rapidin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Rapidit iu bashkua në janar të vitit të kaluar nga Tirana.

Me fanellën e Rapidit në Superligën rumune, Hasani ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot