Rritja më e madhe e pagave në Bosnjë dhe Hercegovinë në 30 vitet e fundit

- Gazeta e Prizrenit

Rritja më e madhe e pagave në Bosnjë dhe Hercegovinë në 30 vitet e fundit

Vendimi i Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës për rritjen e pagës minimale me 62 për qind në vitin 2025 do të nënkuptojë rritjen më të madhe të pagës në Bosnjë dhe Hercegovinë në 30 vitet e fundit.

Paga minimale u bë nga rreth 316 euro, në 511 euro këtë vit, që është një rritje prej gati 200 euro.

Paga minimale ligjore është rritur edhe në vitet e mëparshme në Bosnje dhe Hercegovinë, por me përqindje të vogël, raporton Rel.

Nga fillimi i pandemisë COVID në 2019 deri në fund të vitit 2024, paga minimale në Federatën e BiH u rrit gradualisht me gjithsej 50 euro dhe në Republikën Srpska me rreth 180 euro.

Sindikatat mbështetën vendimin e Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa shoqatat e punëdhënësve kundërshtuan rritjen.

Punëdhënësit pohojnë se paga minimale prej 511 euro nuk kontestohet, por problemi janë kontributet në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, për të cilat thonë se janë shumë të larta.

Qeveria e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës ka njoftuar se do të subvencionojë pagesën e pagës minimale për tregtarët dhe kompanitë më të vogla me para nga buxheti i shteti, i cili pritet të miratohet në vitin 2025. Qeveria prej muajsh ka shpallur “një sërë ndryshimesh në ligjet fiskale”.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit