“Telenovela” Davies drejt fundit

- Bota Sot

“Telenovela” Davies drejt fundit

Duket se po i vjen fundi “telenovelës” që lidhet me të ardhmen e Alphonso Davies.

Futbollistit kanadez do t’i përfundojë kontrata me Bayern Munichun në fund të këtij sezoni dhe qe një kohë të gjatë palët po diskutojnë për vazhdimin eventual të saj.

Pas sirenave që klubet e njohura e donin mbrojtësin e majtë, përfshirë këtu Real Madridin, Manchester Unitedin e Liverpoolin, gjiganti bavarez ka intervenuar.

Në fakt, sipas “SkySport DE”, në këtë javë drejtuesit e Bayernit e kanë aranzhuar një takim me menaxherin e Davies, Nick Househ për ta finalizuar marrëveshjen e vazhdimit të bashkëpunimit.

24 vjeçari ishte transferuar në “Allianz Arena” në verën e vitit 2018 nga Vancouver Whitecaps, duke i zhvilluar 216 ndeshje dhe duke i realizuar 12 gola me ekipin më të madh në Gjermani.

Gjithashtu, e ka fituar një herë Kupën e Botës për Klube, Ligën e Kampionëve, pesë tituj të Bundesligës, një Superkupë të Evropës, dy DFB-Pokal dhe tri herë Superkupën e Gjermanisë.

Ndërkohë, “Los Blancos” po e vëzhgojnë qe një kohë të gjatë lojtarin dhe shpresojnë që ai të mos gjejë gjuhë të përbashkët me Bayernin për ta transferuar në “Santiago Bernabeu” si lojtar të lirë pas qershorit, kur edhe do t’i skadojë kontrata..



Lexoni të gjitha në Bota Sot