Përplasja

- Bota Sot

Përplasja

Një tjetër përplasje mes Antonio Kasanos dhe Rafael Leaos erdhi menjëherë pas fitores së Superkupës Italiane, ku portugezi ishte protagonist kryesor, duke ndryshuar rrjedhën e ndeshjes pas hyrjes në fushë në rezultatin 0-2.

Ish-futbollisti, në një emision në rrjetet sociale, deklaroi: “Leao tregoi sërish që është dikush që nuk ka guxim, sepse shkon në kombëtare dhe flet nga larg, tani po flet për Konseisaon.

Po e them tani, pas një paraqitjeje të mirë, por me kalimin e kohës edhe Konseisao do ta kuptojë që Leao është një lojtar pa substancë, një lojtar për ndeshje 0-0, si Marsial.

As mish, as peshk. Nuk di të luajë me ekipin, nuk di të japë pasimin e fundit, nuk e sheh portën siç duhet.

Gjeti Fonsekën dhe bëri qejf, por të kishte trajner si Spaleti me siguri që do ta kishte varur në mur” Reagimi i sulmuesit të Milanit nuk vonoi.

Ai postoi në “X” një mesazh të shkurtër me dy ‘emoji’, duke e konsideruar Kasanon si palaço.

Në fakt nuk është hera e parë që këto dy personazhe përplasen në rrjete sociale pasi edhe më herë Kasano nuk i ka kursyer komentet përçmuese ndaj numrit 10 të “Djallit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot