Reagon LDK në Prizren: Drejtorët e shkollave në fushatë politike të PDK-së

- Gazeta e Prizrenit

Reagon LDK në Prizren: Drejtorët e shkollave në fushatë politike të PDK-së

LDK në Prizren, sot reagoi duke kritikuar përfshirjen e drejtorëve të shkollave në aktivitete politike të partive, respektivisht PDK-së në këtë komunë.

Referuar komunikatës, pjesëmarrja e drejtorëve të shkollave në aktivitete politike, paraqet një shkelje të etikës profesionale dhe mund të ketë ndikim në besueshmërinë dhe neutralitetin e procesit zgjedhor.

“E kemi thënë nëpër konferenca për shtyp se Shaqir Totaj po i rekruton, njerëzit e tij (të PDK-së), drejtorë të shkollave në Komunën e Prizrenit dhe një gjë e tillë po shpërfaqet në këto ditë të parafushatës zgjedhore.

Komunikata:

Mimoza Duraj, Adelina Beqiri, Ibish Shatri, Lumnije Rakaj, Vlora Karavidaj shihen drejtpërdrejt në aktivitete politike të aktivistëve të PDK-së, jashtë çdo logjike politike, sepse ata jo që kanë kaluar vite që kanë qenë në kryesi, por po e dëshmojnë se janë aktiv në politikë.

Sa më shumë që do të intensifikohet fushata, më shumë do të shohim drejtor të shkollave të angazhuar në fushatë, të cilët pa asnjë pikë turpi shfaqen në aktivitete partiake, për të dëshmuar servilitetin ndaj pushtetit të PDK-së.

Apo ka qenë retorikë e thatë e pushtetarëve se drejtorët nuk janë politikë sepse po dëshmohet se janë krejtësisht politikë.

I bëjmë thirrje KQZ-së, që të mos i lejojë këta drejtorë që të jenë menaxher në Qendrat e votimit. Drejtorët e shkollave që marrin pjesë nëpër tubimet e partive politike, dyshojmë që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zgjedhje.”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit