Strategjia e Al-Nasr

- Bota Sot

Strategjia e Al-Nasr

Cristiano Ronaldo mendohet se i ka kërkuar Al-Nasr të nënshkruajë me Kasemiron nga Mançester Junajtid dhe ky operacion mund të jetë një faktor vendimtar për të përcaktuar të ardhmen e tij. Ikona e Portugalisë është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij prej 175 milionë paundësh në vit me skuadrën saudite dhe po konsideron një lëvizje diku tjetër.

Ai dhe Kasemiro fituan 12 trofe së bashku te Reali i Madridit, duke përfshirë katër Liga Kampionesh dhe dy tituj të La Ligës, ndërsa ata u ribashkuan edhe te Mançester Junajtid nën drejtimin e Erik ten Hagut. Dyshja janë miq të ngushtë dhe transferimi mund të jetë më i thjesht, duke marrë parasysh që Junajtid është i hapur për të shitur brazilianin për shkak të pagës së tij prej 350,000 £ në javë.

Megjithatë, “Mail Sport” raportoi javën e kaluar se skuadrat e tjera saudite, Al-Qadsiah dhe Al-Itihad, janë gjithashtu të interesuara për mesfushorin 32-vjeçar.

“Marca” raporton se transferimi në MLS është një opsion i mundshëm për Ronaldon, i cili tani është 39 vjeç.

Largimi drejt Amerikës ka qenë një opsion tërheqës për disa nga lojtarët më të mëdhenj në botë, duke përfshirë Pelenë, Bekenbauerin dhe Lionel Mesin. Ishshoku i skuadrës së Ronaldos në “Old Trafford”, Ues Braun, e ka nxitur sulmuesin që të shkojë në SHBA. “Ronaldo duhet të shkojë në Amerikë, veçanërisht duke pasur parasysh që Mesi është gjithashtu atje”, tha ai për “The Sports Daily”.

Drejtuesit e Al-Nasr janë optimistë se mund të mbajnë Kristianon dhe transferimi i mundshëm i Kasemiros do të ishte një nxitje për shpresat e tyre për të mbajtur yllin portugez. Ashtu si yjet e tjerë të sportit të joshur nga sauditët, Ronaldo është përfshirë në aspiratat e futbollit të vendit. Ai është ambasador i Kupës së Botës të Arabisë Saudite 2032, ndërsa ka thënë së fundmi se është i bindur se do të jetë Kupa e Botës më e mirë ndonjëherë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot