Fabio Cannavaro ka vlerësuar paraqitjen e Arbër Hoxhës në barazimin që mori Dinamo e Zagrebit përballë skiadrës ukrainase të Shaktarit të Donjeckut.
Takimi i mbajtur në Antalia të Turqisë u mbyll pa fitues edhe pse u shënuan plot katër gola.
Më i rëndësishmi ishte ai i Arbër Hoxhës, i cili shënoi golin e barazimit në minutat e fundit të kohës shtesë duke i shmangur kështu humbjen në debutim trajnerit të ri, Fabio Cannavaro.
Italiani në fund të takimit vlerësoi paraqitjen e shqiptarit.