AC Milan e fillon keq pjesën e dytë të sezonit, barazon me Cagliari

- Bota Sot

AC Milan e fillon keq pjesën e dytë të sezonit, barazon me Cagliari

AC Milan ka barazuar në San Siro kundër Cagliarit. Shumë kanë besuar se Milan do ta fitonte këtë ndeshje, marrë parasysh se ata fituan Superkupën, por megjithatë ky barazim i kthen ata pas të rezultatet jo të mira. Morata (51’) shënoi për AC Milan kurse barazoi Zortea (55’) për Cagliarit

AC Milan ka barazuar në ndeshjen e parë të pjesës së dytë të sezonit në Serie A kundër Cagliarit.

Rasti i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 20-të me anë të Tijjani Reijnders  të AC Milan tregoi aftësi mbresëlënëse duke dribluar disa mbrojtës brenda zonës së rreptësisë.

Ai bëri një goditje të ulët drejt anës së djathtë të portës, por portieri reagoi shkëlqyeshëm duke bërë një pritje fantastike.

Mattia Felici i Cagliari bëri një një goditje në minutën e 40-të nga kufiri i zonës drejt cepit të poshtëm të djathtë të portës, por Mike Maignan tregoi klasin e tij me një pritje spektakolare për t’ia mohuar atij golin.

Pjesa e dytë filloi me një rast të mirë të AC Milan kur në minutën e 47-të kur Christian Pulisic goditi fuqishëm nga kufiri i zonës, por topi goditi traversën.

Tre minuta më vonë Alvaro Morata  bëri një depërtim në zonën e rreptësisë dhe lëshoi një goditje drejt shtyllës së majtë, por Elia Caprile reagoi shpejt dhe bëri një pritje të mirë.

Në minutën e 51-të Christian Pulisic kapi mirë një krosim dhe bëri një goditje të fuqishme drejt anës së djathtë të portës. Elia Caprile bëri një pritje heroike duke e devijuar topin në shtyllë.

Aty qëndroi afër Alvaro Morato reagoi shpejt dhe shënoi për t’i dhënë avantazhin prej 1-0, Milanit.

Cagliari u kthye shpejt në lojë, pas katër minutave më saktësisht.

Mattia Felici dhuroi një asist për Nadir Zortea, i cili goditi nga kufiri i zonës. Edhe pse nuk e goditi mirë, topi arriti që të përfundoi në cepin e poshtëm të majtë, duke barazuar rezultatin.

Minuta e 61-të shënoi edhe një rast të mirë për AC Milan, kur Christian Pulisic  mori një pasim të shkëlqyer brenda zonës dhe goditi drejt shtyllës së djathtë. Megjithatë, Elia Caprile bëri një pritje fenomenale duke e ndalur sërish.

Ky barazim zbret AC Milanin në vendin e tetë më 28 pikë, derisa Cagliari gjendet në vendin e 18 më 18 pikë.  

Në xhiron e ardhshme, AC Milan do të luajë kundër Comos më 14 janar si mysafirë kurse Cagliari pret në shtëpi Leccen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot