Skuadra e Interit kthehet me tre pikë duke e mposhtur me rezultat 1:0 Venezia-n.
Vendasit u përpoqën por nuk e ndalen një pikë ndaj kampionit në fuqi të Italisë.
Futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e parë duke treguar angazhim të madh.
Asllani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 41-të dhe u zëvendësua në atë të 63-tën.
Futbollisti Darmian realizoi në minutën e 16-të për fitoren e udhëtuesve.
Interi zë vendin e dytë me 43 pikë, ka një ndeshje dhe një pikë më pak se lideri Napoli pas javës së 19-të në Serie A. Venezia renditet në vend të 19-të me 14 pikë të mbledhura.