Devolli ka zyrtarizuar një afrim me tepër vlera. Mateo Pere është larguar nga pogradeci dhe tashmë do të vesh fanelën e klubit juglindor.
31 vjeçari ka mjaft eksperiencë në Kategorinë e Parë, edhe pse luajti vetëm 4 takime me fanelën e klubit liqenor këtë sezon. Pere luan si mbrojtës dhe ardhja e Zguros në qytetin e vetë, mesa duket ka bërë që hapësirat të jenë të pakta për is-in e Pogradecit tashmë.
Mund të duket si një lëvizje e keqe pasi Mateo zbret një katregori më poshtë, por jo. Ashtu si Vangjel Zguro që u rikthye në qytetin e tij, edhe lojtari i prapavijës rikthehet si djali i shtëpisë në Kategorinë e Dytë.
Kujtojmë që Mateo Pere e nisi karrierën e gjatë tek ekipi i shkrirë Bilishti Sport, teksa ka përfaqësuar ngjyrat blu të skaudrës në qarkun e Korçës dhe më aprë. Me Pogradecin, ai u bashkua në korrik të vitit 2023.