Zidani shqiptarë nga Gostivari mund ti bashkohet Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Zidani shqiptarë nga Gostivari mund ti bashkohet Maqedonisë së Veriut

Zidan Tairi, futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gostivari, mund të veshë fanellën e kombëtares ë Maqedonisë.

Bëhet fjalë për një futbollistë 17-vjeçar që aktualisht luan me të rinjët e skuadrës së njohur gjermane të Hofenhajmit, ndërsa njëkohësisht është edhe pjesë e përfaqësueses U18 të Zvicrës.

Ndryshe, Tairi ka lindur në Zvicër, teksa hapat e parë me futbollin i kishte bërë në qytetin e tij të lindjes, Cyrih, nga e cila skuadër verën e vitit 2023, në moshë 16-vjeçare ishte transferuar te gjermanët e Hofenhajm U19.

Ai me këtë skuadër në 13 ndeshje kampionale ka realizuar 4 gola, ndërsa një gol tjetër ka realizuar në 4 ndeshje të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kampionëve për të rinj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot