Kampioni dimëror i Ligës së Tretë-Veri në Maqedoni, Shkëndija e Haraçinës po përforcon ndjeshëm skuadrën e saj pasi klubi e promovoi sot Aleksandar Gjorgjieskin, i cili vjen nga radhët e Kozufit nga Gjevgjelia.
Ai sjell përvojë të gjerë duke luajtur në Ligën e Parë dhe të Dytë të Futbollit.
24-vjeçari gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për Euromilk GL, Vardarin, Ohrid, Borecin, Makedonija GP, Voska Sport, Detonit Plackovica dhe së fundmi Kozhufin nga Gjevgjelia.
Shkëndija synon hyrjen në Ligën e Dytë.