Pas një viti largimi nga Kategoria Superiore, Victor Da Silva është shumë pranë rikthimin në Shqipëri.
Sulmuesi brazilian me shumë gjasa do të jetë transferimi i radhës i Vllaznisë në merkaton e janarit.
Siç raporton “Shkodrasport”, Da Silva do të jetë sërish pjesë e kuqebluve për pjesën e mbetur të sezonit.
30-vjeçari brazilian do të firmosë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin për 6 muajt e ardhshëm.
Ky i fundit do të mbërrijë në Shkodër si një transferim me parametra zero, pasi mbylli bashkëpunimin me Nasaf Qarshi në Uzbekistan.
Pas dy sezonesh me fanellën e Vllaznisë, Da Silva tashmë është gati për aventurën e dytë me kuqeblutë.