Mikel Arteta është shumë pranë firmës me Martin Zubimendin.
Mesfushori i Real Sociedadit, i cili ka refuzuar Liverpulin në verë, tani duket më pranë se kurrë tranfserimit në Angli.
Mediet ishullore kanë bërë me dije se Arsenali ka bindur lojtarin transferimi i të cilit do të pasurojë klubin bask pasi do të arkëtojë plot 60 milionë euro.
Për të marrë shërbimet e Zubimendit, Arsenali ka mposhtur rivalët e Sitit, të cilët gjithashtu kanë hyrë në merkato për një mesfushor me ato karakteristika.