Milan bën hapin e parë konkret drejt Rashfordit

- Bota Sot

Milan bën hapin e parë konkret drejt Rashfordit

Giorgio Furlani ka nisur kontaktet e para me Manchester United për të sjellë në Milano, Marcus Rashford. ‘La Gazzetta dello Sport’ raporton se drejtori sportiv i kuqezinjve ka komunikuar së fundmi me Omar Barrada, përfaqësuesin e caktuar nga Manchester United.

Lajm i mirë për Milan-in është dëshira e vetë lojtarit për t’u transferuar në Serie A, ndërsa lajmi i keq për kuqezinjtë është konkurrenca e madhe.

Për anglezin interesohen edhe klube të tjera të mëdha si Arsenal, Dortmund dhe Barcelona.

Largimi i 27-vjeçarit nga “Djajtë” është i kuq, pasi Amorim ia ka bërë të ditur që nuk e sheh pjesë e planeve të tij.

Problem tjetër për Milan-in është dhe paga e lartë e lojtarit, për të cilën duhet gjetur dakordësia me Manchester United për mënyrën e pagesës.

Po ashtu mbetet për t’u diksutuar dhe mënyra e transferimit nëse do jetë një huazim i thjeshtë, gjë që duket e vështirë për t’u pranuar nga anglezët apo huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot