Gjilani merr vendim për dy lojtarë

- Bota Sot

Gjilani merr vendim për dy lojtarë

Klubi i futbollit Gjilani i ka dërguar në huazim dy futbollistë.

Është fjala për Lorent Rafunën dhe Tonin Korçën.

“Sport Club Gjilani njofton se ka vendosur të dërgojë në huazim gjashtë mujor dy futbollistët e dalur nga akademia e klubit, Lorent Rafuna dhe Tonin Korça.

Në kërkim të hapsirave për të luajtur më shumë në ekipin e parë, klubi ka shqyrtuar pozicionin e tyre dhe ka vendosur ti dërgoj në huazim gjashtë mujor deri në përfundimin e sezonit.

Rafuna dhe Korça kishin nënshkruar kontrata tre vjeçare me klubin në fillimin e këtij edicioni, derisa ishin pjesë e rregullt e ekipit të parë, ndërkohë që minutat i zhvilluan me ekipin e 21 vjeçarëve.

Të gjithë në SC Gjilani u dëshirojnë suksese Rafunës dhe Korçës në këtë rrugëtim të ri, teksa i presim me përvojë të re edhe më të fortë”, njofton SC Gjilani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot