Afati kalimtar i janarit tashmë ka nisur dhe klubet po bëhen gati për goditjet e tyre.
Natyrisht, në këtë afat kalimtar atyre do t’ju leverdiste më shumë që të gjejnë lojtarë të lirë, për t’i marrë ata “gratis”.
E lista e futbollistëve pa klube është e gjatë dhe ata janë jo pak të njohur për futbolldashësit.
Njëri prej tyre është shqiptar, më saktësisht portieri nga Kosova, Etrit Berisha, i cili ka mbetur pa klub që nga vera e kaluar.
Por, në mesin e lojtarëve të njohur që janë në kërkim të një skuadre gjatë këtij muaji janë edhe Sergio Ramos, legjendë spanjolle, apo edhe Marcelo, një tjetër legjendë e Real Madridit.
Për të vazhduar më pas me anglezin, Dele Alli, francezin e rikthyer nga suspendimi, Paul Pogba, apo edhe sulmuesin Diego Costa.
Më poshtë mund ta shihni listën e lojtarëve të mëdhenj që janë të lirë dhe që do të kërkojnë klub në afatin kalimtar të janarit.