Barcelona gjen pasardhësin e Ter Stegen

- Bota Sot

Barcelona gjen pasardhësin e Ter Stegen

Barcelona ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Ter Stegen, pasi dëmtimet e shumta dhe mosha nuk e favorizojnë më gjermanin.

Sipas El Nacional, Deco i ka propozuar Laporta-s dy emra, Diogo Costa nga Porto dhe Marcin Bulka nga Nice.

Portugezi Diogo Costa, 25 vjeç, është kandidati kryesor. Agjenti i tij është Jorge Mendes, i cili njihet për marrëdhëniet e mira që ka me klubin katalanas. Costa aktualisht është një nga portierët më të mirë në botë, njihet për sigurinë mes shtyllave dhe aftësinë për të luajtur me këmbë, cilësi që të kujtojnë atributet më të mira të Ter Stegen-it.

Klauzola e vendosur nga klubi i Porto-s për kartonin e tij është 45 milionë euro. Kandidati i dytë është Marcin Bulka, portieri polak, i zhvilluar në akademitë e PSG dhe Chelsea, ka shkëlqyer në Ligue 1 me Nice, duke fituar qenë një nga portierët më të mirë në ligë.

Barça duhet të vendosë sa më shpejtë, pasi pozicioni i portierit është një rol kyç që kërkon stabilitet për të ardhmen. Ndërsa Costa përfaqëson opsionin më të sigurt dhe më ambicioz, Bulka mund të jetë një bast me kosto më të ulët, por me potencial të lartë.

Vendimi përfundimtar do të varet edhe nga balancimi i nevojave sportive të klubit dhe burimeve financiare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot