Babai i Neymar kërkon të paktën të njëjtën pagë sa Messi

- Bota Sot

Babai i Neymar kërkon të paktën të njëjtën pagë sa Messi

Në një moment kur transferimi i Neymar te Inter Miami, ku do të bashkohej me miqtë e tij Messi, Alba dhe të tjerë, duket më shumë se i komplikuar, përfaqësuesit e ish-lojtarit të Barcelonës janë duke kërkuar mundësi të tjera për të, pasi aventura saudite e brazilianit po merr fund. Në këtë kontekst është shfaqur një klub i gatshëm të pranojë marrjen e tij, pavarësisht se mund të kushtojë shtrenjtë.

Ky klub është Chicago Fire. Sipas “L’Equipe”, ky klub i MLS ka kontaktuar babanë dhe agjentin e Neymar për të testuar disponueshmërinë e tij.

Drejtuesit e MLS dhe të klubit amerikan janë aktualisht në Europë, ku në orët e fundit kanë takuar babanë e Neymar dhe këshilltarin e tij, Pini Zahavi, me qëllimin për të shqyrtuar mundësinë që ai të bashkohet me ta sezonin e ri, që nis në shkurt.

Al-Hilal duket se është i gatshëm ta lërë Neymar të largohet, pasi nuk ka luajtur për të pas lëndimit të rëndë të gjurit me Brazilin, edhe pse i mbeten ende pesë muaj kontratë. Chicago Fire duket se ka një projekt dhe buxhet të mjaftueshëm për ta tërhequr “Ney”.

Sidoqoftë, mediat franceze raportojnë se babai i futbollistit nuk do të pranojë çdo ofertë, por do të kërkojë një pagë të njëjtë me atë të Lionel Messit ose madje më shumë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot