Vëllaznimi ndahet me trajnerin Leutrim Krasniqi

- Bota Sot

Vëllaznimi ndahet me trajnerin Leutrim Krasniqi

Leutrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit.

Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm.

Kuqezinjtë i kanë uruar suksese trajnerit të ri kosovar dhe e kanë falënderuar për bashkëpunimin, 

Ndërkohë, ekipit gjakovar pritet t’i prijë trajneri nga Shqipëria, Mirel Josa, i cili në të kaluarën e kishte drejtuar FC Prishtinën.

Josa u pa mbrëmë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll mes Vëllaznimit dhe Bashkimit në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.

Nën drejtimin e Krasniqit, Vëllaznimi e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë në Grupin A të Ligës së Parë me 27 pikë, katër më pak se liderja, Drenica.

Synim i Kuqezinjve është të rikthehen në Superligë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot