Seminari i dytë, ndryshe nga i pari

- Bota Sot

Seminari i dytë, ndryshe nga i pari

Është organizuar seminari i dytë i programit prestigjioz “Certificate in Football Management” (UEFA CFM), i cili këtë edicion zhvillohet nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe në bashkëpunim me UEFA Academy dhe Universitetin e Lozanës.

Ky program i certifikimit, që fokusohet në menaxhimin e futbollit, ofrohet nga UEFA për përfaqësuesit e federatave anëtare dhe profesionistët e futbollit në nivele të ndryshme. Edicioni aktual përfshin pjesëmarrës nga vende të ndryshme si Franca, Kroacia, Bullgaria, Italia, si dhe përfaqësues nga FSHF dhe klube të ndryshme shqiptare.

Udhëheqësit e programit janë ekspertë nga UEFA Academy dhe Universiteti i Lozanës.

Seminari i dytë, ndryshe nga i pari që u zhvillua me prezencë fizike në Shqipëri, u mbajt online dhe u fokusua te temat kyçe të komunikimit në futboll, roli i medias, marketingut dhe sponsorizimeve, duke ofruar njohuri të thelluara për menaxherët e futbollit.

Faza përfundimtare e programit, që ka vlerën e një masteri, do të zhvillohet në muajin qershor. Ajo do të përfshijë seminarin dhe provimin final, duke u kurorëzuar me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot