Dean Liço prezantohet te Boluspori

- Bota Sot

Dean Liço prezantohet te Boluspori

Tashmë është zyrtare: Dean Liço është lojtari më i ri i Bolusporit, skuadër që militon në Ligën e Parë turke.

Korçari ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin e ri për 2 sezone e gjysmë (ashtu siç raportoi RTSH Sport pak ditë më parë).

“Klubi ynë nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Dean Liço, i cili ka luajtur për herë të fundit për Alagoz Holding Iğdır FK.

Dean Liço ka lindur më 8 shkurt 2000 në Shqipëri. Liço, i cili e ka nisur futbollin në skuadrën e KF Skënderbeut, e vazhdoi karrierën e tij profesionale në ekipet Ascoli, Partizani, KF Skënderbeu. Dean Liço, i cili luan si mesfushor, tek Alagoz Holding Iğdır luajti në 17 ndeshje këtë sezon”, shkruhet në njoftimin e klubit turk.



Lexoni të gjitha në Bota Sot