Skuadra e futbollit Vushtrria me kryetrajner Armend Dallku nuk kanë të ndalur me prëforcime.
Vushtrria synon me ngulm riktimin në elitën e futbollit të Kosovës. Vushtrriasit janë përforcuar me futbollistin Gentrit Kovaqi.
“Mirëpresim Gentrit Kovaqin në FC Vushtrria.
Kovaqi na bashkohet nga FC Vaajakoski (Finlandë ), i cili ka një fizik të shkëlqyer dhe luan në pozitën e qendër-mbrojtësit.
Ai ishte pjesë edhe e disa klubeve tjera në Finalndë si SalPa, IF Gnistan, Ekenäs IF etj.
Le t’i japim Gentritit një mirëseardhje të ngrohtë në klubin e Gladiatorëve!”, njofton FC Vushtrria.