Myrto Uzuni në SHBA tek Ostin, amerikanët paguajnë dëmshpërblimin

- Bota Sot

Myrto Uzuni në SHBA tek Ostin, amerikanët paguajnë dëmshpërblimin

Myrto Uzuni do të vazhdojë karrierën te Ostin në Amerikë.

Kjo pasi klubi amerikan ka rënë dakord për të paguar 12 milionë euro, që përkon dhe me klauzolën e prishjes së kontratës te Granada.

“Givemesport” raporton se palët po punojnë për plotësimin e dokumentave.

Tashmë mbeten detaje si teste mjekësore, teksa Uzuni do e ketë eksperiencën e parë në Amerikë.

Këto ditë kanë qenë mjaft intensive për sulmuesin 29-vjeçar. Uzuni nuk po stërvitej me skuadrën, teksa ishte pikërisht Ostin që i kishte mbushur mendjen për transferimin.

Granada nuk hoqi dorë nga shërbimet e sulmuesit shqiptar. Vet drejtori i përgjithshëm i klubit spanjoll, Alfredo Garsia Amado, tregoi se më parë kishin refuzuar 9 milionë dollarë.

Për të përforcuar se nuk ta lejonin Uzunin, ai tha se ky operacion në merkato përfundon me sukses nëse paguhet klauzola e plotë e lirimit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gdhendur emrin e tij te Granada ku u afrua 3 vite më parë, pikërisht në janarin e vitit 2022.

Uzuni largohet si golashënuesi i huaj, që ka shënuar më tepër në historinë e Granadës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot