Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim për një person, ndersa ngriti aktakuza ndaj katërmbëdhjetë të tjerëve për vepra të ndryshme penale.
Referuar raportit Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.